Rama kontradiktor: Konsensus dhe transparencë për reformën në drejtësi, por vetingu vija...

Rama kontradiktor: Konsensus dhe transparencë për reformën në drejtësi, por vetingu vija e kuqe

46
0
Shares

Edi Rama ka folur sërish sot për mundësinë e konsensusit me opozitën për reformën në drejtësi. Por ndërsa ka shprehur “gatishmërinë” për këtë konsensus me transparencë, ka vënë “vijën e kuqe” për vetingun.
I dyzuar ka qenë rrish Eid Rama sot edhe për “vendet e rezervuara” kur ndërsa ka ofruar për dy institucione përfaqësim sipas propozimit të “vendeve të rezervuara”, është shprehur kundër “përfaqësimit politik” për dy institucione të tjera.
Në retorikën e tij 45 minutëshe, Rama vijoi me akuzat ndaj PD kur tha se nuk e duan reformën në Drejtësi pasi nuk duan të prishin vëllazërinë siç e cilësoi ai me gjyqtarët e korruptuar. Për këtë arsye tha kryeministrit ata kërkojnë vendet e rezervuara, për të cilat mazhoranca është shprehur kundër qëndrim të cilin e përsëriti edhe në konferencën e kësaj të marte
Rama tha se votimi sot është bërë në kohë të kronometruar, ndërsa deklaroi se mankthi i pozitës mbetet “vetingu” pika e kuqe e pa negociueshme.
Kreu i qeverisë i lëshoi një tjetër apel kryeopozitarit Basha, kur u shpreh se pa kalimin e reformës në drejtësi, nuk kalon asnjë reformë tjetër e ngjashme, duke lënë të kuptohet reforma zgjedhore që po diskutohet së fundmi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY