Manjani “kritikon” Ramën e Tahirin për akuzat publike ndaj Gjyqësorit

Manjani “kritikon” Ramën e Tahirin për akuzat publike ndaj Gjyqësorit

58
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kritikoi indirekt akuzat publike të kryeministrit Edi Rama dhe kolegut të tij të ministrisë së brendshme Saimir Tahiri ndaj gjyqësorit. Ai nuk pranoi të komentoi për rastin konkret, por shtoi se në sallën e  gjyqit gjykohet me prova dhe jo me llafe apo thashetheme.
Për sa i përket arrestimit të kreut të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ministri Manjani nuk preferoi të komentoj atë, duke shprehur mbështetje për prokurorin dhe gjykatën. Manjani përsëriti thirrjen që kushdo që ka qenë njëherë në burg duhet të largohet vullnetarisht nga administrate publike.
Këto komente, ministri Manjani i bëri gjatë dhe pas tryezës së organizuar për “Vonesat në shqyrtimin gjyqësor dhe ne dorëzimin e vendimeve ne Gjykatat Administrative”.
Sipas këtij studimi, rezulton se qytetarët presin mbi 300 ditë deri në përfundimin të një gjykimi pranë gjykatës administrative, edhe pse ligji e parashikon përfundimin e këtij procesi brenda 30 ditëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY