Ka nisur mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi. Në mbledhjen e sotme pritet miratimi nen për nen dhe në terësi i draftit të mazhorancës, i përmbyllur vetëm një ditë më parë.
Vec antarëve të komisionit për Reformën ne Drejtësi në Kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur Ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin që do marrin pjesë në mbledhje.
Në mbledhje merr pjesë dhe opozita.Demokratët do të kërkojnë në mbledhje diskutimin e paragrafit 88 opinionit final të Venecias dhe në rast refuzimi nga mazhoranca ata do të largohen nga Komisioni.Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/