Komisioni për refromën në drejktësi votoi sot nen per nen draftin e refromës përfshirë edhe nenet nuk end enuk ka darkodësi të opozitës me mazhorancën. Sipas burimeve nga komsionmi draft ii refromës është votuar edhe nga përfaqësuesit e LSi-së në komsion duke bërë këshgtu të dikstueshme deklaratënm e metës sot paradite se do partia e tij do të votonte vetëm një refromë konsensuale
Nënkryetari i Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili u largua nga komisioni më herët, ka deklaruar edhe njëherë se opozita nuk kërkon asgjë më shumë se rekomandimi 88 sipas Venecias dhe nuk do të pranojë asgjë më pak.
Ai theksoi se tashmë opozita e ka publikuar qëndrimin e saj dhe topi është në oborrin e Ramës.
Sipas tij, ky komision nuk ka asnjë mundësi të miratojë sot draftin. “Komisioni nuk miraton dot nen për nen dhe në tërësi do ishte në shkelje të kushtetutës dhe të negociatave që bëhen, negociatat politike nuk zhvillohen me pistoletë në tavolinë”- tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/