DOSJA/ Procedimet penale dhe datat që Elvis Rroshi “nuk i mban mend”

DOSJA/ Procedimet penale dhe datat që Elvis Rroshi “nuk i mban mend”

109
0
Shares

Agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Europian e njohur si EUROPOL-I, është institucioni që ka zbuluar të kaluarën kriminale të Elvis Roshit, kreut të Bashkisë së Kavajës.
Informacionet që EUROPOLI ia ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, kanë bindur këtë të fundit se kreu I bashkisë së Kavajës Roshi ka konsumuar veprën penale të “falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, vepër kjo e kryer pas plotësimit dhe dorëzimit të formularit të “dekriminalizimit” pranë komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
ABC News ka siguruar një kopje të vendimit të gjyqtarit të masës Dritan Caka, i cili ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Roshin.
Në këtë vendim, thuhet se kreu i bashkisë ka falsifikuar formularin e dekriminlizimit, pasi nuk ka deklaruar 5 emrat e ndryshëm që ka përdorur ndër vite në Europë. Nuk ka pasqyruar në formular, arrestimet, dëbimet dhe dënimet e marr nga drejtësia Italiane dhe ajo e Zvicrës.
Sipas provave të sjell nga EUROPOLI, kreu i bashkisë së Kavajës njihet me 5 emra, si Elvis Rroshi, Ervin dhe Enver Rroshi, Bashkim Hallulli dhe me emrin Enver Proshi. Të pesë këto emra, kreu i bashkisë i ka përdorur në vende të ndryshme të Evropës, emra për të cilët edhe është proceduar penalisht.
Sipas prokurorisë, të gjitha këto të dhëna, si emrat e përdorura, arrestimet, dëbimet dhe dënimet Elvis Rroshi nuk i ka pasqyruar në formularin e deklarimit,për të cilën do të mbaj edhe përgjegjësi penale.

* Sipas vendimit, e kaluara e tij kriminale ka nisur në
prill të vititi 1993 kur Roshi ka hyrë
ilegal në Zvicër, duke kërkuar azil. Vetëm pak ditë më pas, konkretisht më
14 maj 1993 është
arrestuar nga autoritet zvicerane
me drogë.
* 4 muaj pas arrestimit, më
24 shtator të 1993 Rroshi rezulton se është
dëbuar me vendim të gjykatës zviceriane, duke mos e dënuar për drogën, pasi dyshohet se mund ta kishte për konsum.
* Për të vazhduar më pas
në vitin 1995 është
arrestuar
Itali për
përdhunim në grup në një kamp emigrantësh të paligjshëm. Ditën e arrestimit ndaj tij është dhënë
vendim dëbimi për tu larguar nga Italia.
* Në
korrik të vitit 1997 me gjeneralitete të ndryshuar Rroshi ka
hyrë përsëri në mënyrë
të paligjshme në Zvicër, duke kërkuar azil. Por një muaj më pas është
arrestuar dhe është
dëbuar përsëri nga shteti zvicerian.
* Po
në vitin 1997 rezulton se është
ndaluar nga policia italiane në
Milano dhe është pyetur
për akuzën e përdhunimit, ku Rroshi rezulton se ka bërë
deklaratë të rremë pasi
kishte ndryshuar edhe gjeneralitetet.
* Po për të njëjtin fakt, Rroshi është
kontrolluar edhe
në vitin 2000 për akuzën e vitit 1993 dhe më pas është lënë i lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY