Partia Demokratike nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për reformën në drejtësi dhe këtë qëndrim, pas Lulzim Bashës e riktheksoi edhe përfaqësuesi i demokratëve në Komisionin e Posaçëm, Oerd Bylykbashi.
Demokrati Bylykbashi doli sot nga mbledhja e komisionit të Reformës në Drejtësi duke deklaruar se drafti nuk ka asnjë mundësi të miratohet sot nen për nen dhe as në tërësi sepse do të ishte në shkelje të Kushtetutës.
Po ashtu, si vuri në dukje se opozita kërkon vetëm që të “të garantohet përparisimi i opozitës, e cila nuk kërkon asgjë më shumë dhe asgjë më pak se kaq.
Mazhoranca e ka të thjeshtë të pranojë Venecian, – tha ai, – po dhe me sa duket e kanë të vështirë të pranojnë moskapjen politike. Ky komision sot nuk ka asnjë mundësi të miratojë nen për nen dhe as në tërësi draftin, do të ishte në shkelje të Kushtetutës dhe të asaj që është në zhvillim e sipër. Negociatat politike nuk mund të zhvillohen me pistoletë në tryezë,” theksoi Bylykbashi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/