Arrestimi i Elvis Rroshit, avokati Sollaku: Prokuroria s’ka asnjë provë

Arrestimi i Elvis Rroshit, avokati Sollaku: Prokuroria s’ka asnjë provë

59
0
Shares

Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Elvis Rroshi, avokati i tij Theodhori Sollaku ka theksuar edhe një here në një dalje për mediat se dosja e Prokurorisë sipas tij nuk ka asnjë prove për ta mbajtur të arrestuar . Ai shtoi se nuk ishte e nevojshme që të kalohej në masë ekstreme. Sollaku theksoi gjithashtu se sipas ligjit të Dekriminalizimit, nuk ka nevojë që në formularin e Dekriminalizimit të deklarohet dëbimi nga një shtet i huaj, siç ishte rasti i Zvicrës.

“Dosja e bazuar në informacione të policisë. Të mos kalohej në masë ekstreme. Bëhet fjalë për një dënim në mungesë të Rroshit në Itali. Bëhet fjalë dhe për një dëbim në Zvicër, vend jo i BE.Sipas ligjit nuk duhet të deklarohet dëbimi”, tha Theodhori Sollaku.

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi u arrestua pasditen e djeshme pasi rezultoi se nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit dëbimin nga Zvicra dhe dënimin në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY