Foto, Vlora sot
Policia vendore e Vlorës jep një panoramë të situatës pas reshjeve të sotme të shiut.
Sipas kësaj panorame, mësohet se:
Vlora -> ka reshje shiu dhe zonat më problematike janë akset rrugore nga Kampi i Puntorëve deri tek Uji i Ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve (nuk kemi dëmtime të objekteve).
Problemtatike janë gjithashtu zonat “Ujë i ftohtë” – “Radhimë”, fshatrat “Sherisht”, “Selenicë”, “Peshkëpi”, vendet e quajtura “Skelë”, “Albano dhe Romina”, “Kepi i kalldrëmit”, lagja “10 Korriku”, zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.
U njoftuan shërbimet e Emergjencës së Prefekturës dhe Drejtorisë së Ujësjellësit/Kanalizimeve.
Orikumi -> ka reshje, pa probleme,
Himara -> ka reshje, pa probleme,
Novosela -> ka reshje, lumi Vjosë është në shtratin e vet.
Saranda -> ka reshje, pa probleme.
Delvina -> ka reshje, pa probleme.
Nga ana jonë, situata mbahet nën kontroll nga shërbimet e patrullave dhe SPZ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/