Tërhiqet Rama: Nuk është qëllimi ynë përjashtimi i opozitës nga vendimmarrja për...

Tërhiqet Rama: Nuk është qëllimi ynë përjashtimi i opozitës nga vendimmarrja për reformën

56
0
Shares

Një kthesë në qëndrimin e tij ka qenë ajo e shprehu sot prej kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, “Nuk është qëllimi ynë përjashtimi i opozitës nga përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje dhe vendimmarrje për reformën e drejtësisë. Nuk na intereson kapja, por shembja e këtij sistemi”.
Këtë deklaratë, Rama e ka bërë në një dalje publike para mediave, pas takimeve ët sotme intensive, me aleatin e tij Ilir Meta si dhe me ambasadorët e BE dhe SHBA, respektivisht Romana Vlahutin dhe Donald Lu.
Më herët, Rama kishte ripërsëritur se do apo s’do opozita, kjo reformë do miratohet, në fazën që ka arritur, sipas vullnetit të mazhorancës. Por, duket takimet e sotme në formë presioni, ka imponuar tërheqjen e Ramës nga qëndrimi i tij.
Duke  e cilësuar tërheqjen e PD nga pozicionet e saj “si një lajm të mirë”, Rama ka “ofruar” si mundësi përzgjedhje për emrat e institucioneve të drejtësisë, nga Avokati i Popullit dhe ndërkombëtarët.
“Po punojmë për një ofertë të mriz për PD. E miratojmë reformën vetëm në se opozita na e imponon. Zgjidhja mund të gjendet vetëm në se opozita do zgjidhje. Janë 4 institucione të reja që do të votohen në Kuvend. Për 2 institucione ‘shumica e cilësuar’ është ‘vijë e kuqe’”, është shprehur midis të tjerave Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY