Ka përfunduar takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve Romana Vlahutin dhe Donald Lu, në Kryeministri. Ky takim pason atë me kryeministrit dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, të zhvilluar po ditën e sotme.
Takimi i kryeministrit me ambasadorët ka zgjatur rreth një orë.
Takimet e ditës së sotme, pasojnë një tjetër takim të ditës së kaluar mes kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Kreu i PD-së, ripërsëriti se nuk heq dorë nga modeli me “vende të rezervuara” të emërimit të anëtarëve të këshillave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Një gjë e tillë kundërshtohet nga mazhoranca dhe po ashtu, së fundmi nga ndërkombëtarët. Nga ana tjetër, duket se partneri i qeverisë, Ilir Meta mbështet propozimin e PD-së për vendet e rezervuara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/