Një person ka kërcënuar fqinjët e tij me armë gjahu, ndërsa ngjarja është parandaluar nga polica, vajza e kërcënuesit ka tentuar të fshehë në tjetër armë, zjarri tip kallashnikov.
Pas kësaj ngjarje, është arrestuar kërcënuesi, ndërsa është proceduar penalisht edhe vajza.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik, Kurbin. Falë vlerësimit të situatës dhe mbërritjes së menjëhershme në vendngjarje, nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit : Shkurt Shkurti, 67 vjeç , banues në fshatin Adriatik në Kurbin.
Ky shtetas, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Gj. P. dhe familjarët e tij me armë gjahu, të cilën e kishte me leje. I është gjetur dhe bllokuar arma e gjahut.
Ndërkohë që një pjesë e shërbimeve të policisë po kontrollonin brenda në banesë, shtetasja L. Sh. 21 vjeçe, ka dalë me një armë zjarri automatik nga pjesa e oborrit të banesës dhe e ka hedhur këtë armë zjarri në oborrin e banesës së pabanuar të fqinjit të tij duke tentuar ta fshehë, por u konstatua nga efektivët e policisë.
Nga policia u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatik dhe 30 fishekë model 56. U arrestua në flagrancë shtetasi Shkurt Shkurti i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Kanosje” të parashikuar nga nenet 278/2 dhe 84 të Kodit Penal.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen L. h. e dyshuar për kryerjen e veprës penale ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Veprimet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/