Po ju rrëfej dhe unë historinë time: Ditën kur u zhvillua ndeshja Shqiperi-Zvicër, për gjithë shqiptarët ka qënë një ditë historike dhe pse humbem. Por per mua ka qene dita me e keqe ne jeten time kjo jo pse humbëm, por se atë ditë burri im me tradhetoi, ose më saktë atë ditë kapa tradhtin e tij të ulët. Prej dy ditësh më kishte mbushur mendjen e më ksihte thën që do të ikte ne Francë pa mua, dhe se kishte kohë që kishte blerë biletën për të parë ndeshjen e parë të Shqipërisë në Europian.
Ai tha do të ikte në Francë por une e gjeta diku tjeter, e gjeta me nje femer tjeter të përqafuar duke parë ndeshjen në një nga restorantet e Tiranës ku unë shkova të shihja ndeshjen me shoqet e mija. Ishte e tmershme kur i pash aty, u turpërova edhe më shumë nga shoqet, ai erdhi aty e më kërkoi të më shpjegoj duke e lënë atë tjetrën vetëm në tavolinë, asaj ju bë shumë qefi dhe vetëm buzëqeshte. Mua mu errën sytë, tensionova edhe shoqet e mija. Megjithse kasha dalë për ta parë atë ndeshje me qef të madh ai moment u shkatërua, ndenja pak minuta e ulur dhe ika, mora ceturën dhe u nisa për në shtëpi, burri më erdhi nga pas dhe kërkontë të më shpjegonte, situate u bë tepër e sikletshmë se të gjithë në restorant panë vetëm tek ne. Unë kam nisur procedurat e divorcit pasi nuk mundem tja falë këtë tradhëti të rëndë, femra tjetër ishte kolegia e tij e punës, ata kanë kohë bashkë, është një veprim i ulët, unë sot po vazhdoj të vuaj shumë, por kjo është jeta …
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/