Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, me ftesë të homologëve gjermanë mori pjesë në një takim të organizuar nga Bundenstagu në Berlin. Ai ishte i shoqëruar së bashku me kreun e PD-së Lulzim Bashën, Sali Berishën dhe deputetët Astrit Veliaj dhe Kozma Dashi.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Mediu falenderoi Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, si dhe nismën e kancelares Merkel për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit, nëpërmjet projekteve të përbashkëta. “Megjithë mbështetjen e Gjermanisë, rruga e integrimit evropian të Shqipërisë është ngadalësuar për shkak të korrupsionit, krimit dhe krizës ekonomike”, deklaroi Mediu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/