DETAJE/ Ja presioni i Metës dhe ambasadorëve që “bindën” Ramën të tërhiqej

DETAJE/ Ja presioni i Metës dhe ambasadorëve që “bindën” Ramën të tërhiqej

44
0
Shares

Takimet e sotme në zyrën e tij të Edi Armës fillimisht me Ilir Metën dhe më pas edhe me ambasadorët Romana Vlahutin dhe Donald Lu, kanë “bindur” kryeministrin të tërhiqej nga qëndrimi i tij “bllokues”, ndaj reformës në drejtësi.
Fillimisht ka qenë “kushti” i Ilir Metës, i njëjtë me kushtin e mazhorancës, që kanë shkaktuar “lëkundjen” e parë të Edi Ramës.
Mësohet se Meta i ka kujtuar e kërkuar Ramës që drafti final i reformës në drejtësi, të miratohet me konsensusin e opozitës. Argumenti i metës ka qenë në përputhje të plotë me argumentin e opozitës, argument që konvergojnë edhe me rekomandimin nr. 88 të Komisionit të Venecias.
Përpos këtyre detajeve që zbulohen për bisedën e sotme Rama – Meta, zhvillimet e mëvonshme politike të ditës së sotme, e konfirmojnë këtë.
Ka qenë edhe petrit Vasili i cili paralajmëroi tërheqjen e Ramës, kur deklaroi se “Pretendimi i PD ka mundësi për zgjidhje”. Qëndrimi i Vasilit ishte gjithashtu edhe pro Komisioni të Venecias dhe proceduarve të rregullta ligjore parlamentare për miratimin e mundshëm të reformës.
Por s’është vetëm opozita që “ia ka futur Ramës, këmbët në një këpucë”.
Edhe dy ambasadorët Vlahutin dhe Lu, kanë qenë më të qartë dhe më konkret, kur ndërsa kanë shkuar në zyrën e kryeministrit, i kanë “përplasur” atij në tavolinë një tjetër draft, me disa ndryshime, veçanërisht për sa i përket edhe pretendimit të opozitës, në mënyrën e përzgjedhjes së përfaqësuesve të institucioneve të reja të drejtësisë.
Pas “njohje” me këtë draft, Rama doli vetë publikisht dhe konfirmoi propozimet për ndryshime, bashkë edhe me paralajmërimin për tërheqje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY