DETAJE/ Ja kush “i mori më qafë” policët e Shishtavecit në zbulimin...

DETAJE/ Ja kush “i mori më qafë” policët e Shishtavecit në zbulimin e kontrabandës së kafesë

52
0
Shares
Foto Ilustruese

Rastësia është mbret. Kështu mund të thuhet dhe për zbulimin e kontrabandës së kafesë, e cila çoi në arrestimin e 4 efektivë të policisë të stacionit policor Shishtavec, mes tyre shefin e tyre.
Kamioni me targë AA 763 DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili është aksidentuar në Topojan 10 km larg Shishtavecit. Kur policia ka nisur verifikimet ka zbuluar se kafja kishte hyrë në Shqipëri kontrabandë.

Arrestimi
Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka goditur një tjetër rast kontrabande. Në orët e parë të mëngjesit të sotëm kanë rënë në pranga 4 efektivë policie me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi i tyre u bë, pasi në datë 11 qershor 2016 kanë lejuar kalimin në PKK Shishtavec të automjetit tip Scania me targë AA 763 DC, i cili transportonte 16 800 kg kafe kontrabandë, ndarë në 280 thasë me peshë 60 kg secili.

Të arrestuarit

– Agim Berisha, 48 vjeç, me detyrë shef i stacionit të Policisë Shishtavec
– Agron Nela, 41 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec
– Mursel Memishaj, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec
– Mirel Dalaci, 40 vjeç, inspektor me detyrë trupe shërbimi në Stacionin e Policisë Shishtavec.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim
. /oranews/

Për më shumë mund të lexoni edhe …

EMRAT/ Kukës, 4 oficerë police arrestohen për kontrabandë kafeje
/web/EMRAT_Kukes_4_oficere_police_arrestohen_per_kontrabande_kafeje_20509_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY