Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, pas humbjes me Zvicrën. Para se seancës tekniku italian, Gianni De Biasit, ka bërë bashkë me lojtarët një analizë për përballjen e parë të humbur.
“Kjo skuadër, ka ende shumë për të dhënë dhe do të luftojë deri në fund, për të treguar vlerat e saj. Sigurisht kemi humbur një betejë por do të vazhdojmë të mos dorëzohemi , duke treguar vlerat tona”, ka thënë Gianni De Biasit.
Djemtë e Kombëtares, një pjesë kanë zhvilluar vrapim rreth fushës nën drejtimin e përgatitësit atletik. Ndërkohë, që futbollistët e tjerë, kanë zhvilluar ushtrime taktike, me topin.
Nga ana tjetër, FSHF ka dhënë një lajm të mirë për gjithë tifozët. Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri, njofton se ka bileta të lira për dy ndeshjet që do zhvillojë kombëtarja, ndaj Francës dhe Rumanisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/