Ish kryeministri Berisha nëpërmjet një statusi në facebook ka dënuar ashpër aktin e terrorit të ndodhur ditën e djeshme në SHBA, në Florida ku u ekzekutuan 50 persona. Ai e ka quajtur atë një akt të rëndë barbar dhe u ka shprehur ngushëllime famijleve të viktimave
“ Nje akt terrorist i shemtuar!
Terrorizmi goditi perseri SHBA. Ne nje akt te rende e barbar, nje terrorist, duket i lidhur me shtetin islamik, ekzekutoi ne nje klub nate ne Florida 50 dhe plagosi rreth 60 te rinj te tjere qe po festonin. Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt terrorist mizor, shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjeve te viktimave dhe qeverise se SHBA sidhe u uroj nga zemra sherim te plote te plagosurve”, ka shkruar Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/