Të shtunën pas mesditës, Kombëtarja e Shqipërisë bëri debutimin në Kampionatin Evropian në një takim kundër Zvicrës të cilin kuqezinjtë e humbën 0:1. Pikë kyçe në këtë ndeshje pas golit të pësuar në minutat e para ka qenë edhe përjashtimi me karton të kuq i kapitenit Lorik Cana.
Edhe përballja e vëllezërve Taulant dhe Granit Xhaka ka bërë bujë të madhe para këtij takimi. Por ka qenë minuta e 62, kur Taulanti i Shqipërisë, u zëvendësua gjë për të cilën ai shfaqi nervoz. Ishte dikush nga stafi që tek sa ai del nga fusha i ofron atij një shishe me ujë e të cilën Xhaka gjuan fortë për toke.
Këtë veprim të tij nëpër rrjetet e ndryshme sociale, po e përshkruajnë si refuzim të ujit për shkak të muajit të Ramazanit. Megjithse nuk besohet se ka diçka nga kjo, pasi që para se të fillojë kampionati është konfirmuar se askush nga futbollistët kuqezinj nuk do të agjërojë, për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjet që janë në orar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/