Lushnjë, një 36-vjeçar sulmohet dhe qëllohet mbi 10 herë me thikë

Lushnjë, një 36-vjeçar sulmohet dhe qëllohet mbi 10 herë me thikë

120
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lushnjë. Dy persona kanë tentuar të vrasin me thikë një 36-vjeçar, duke e qëlluar mbi 10 herë në trup. Policia e Lushnjës bën të ditur se pas ngjarjes ka mundur të arrestojë një prej autorëve, Arjan Aliço 53 vjeç i dënuar më parë për vrasje, ndërsa shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tij Xh. A 24 vjeç edhe ky i dënuar më parë për tentativë vrasje.
“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, më datën 11. 06. 2016 rreth orës 19:15, në lagjen ‘Skënder Libohova’, kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J. S., 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe”, informon policia.
I plagosur aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e kësaj  ngjarje.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Vrasjes e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga Nenet 76, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY