Ndeshja e luajtur në Lens të Francës mes Shqipërisë dhe Zvicrës tërhoqi vëmendjene medieve të huaja.
Portali francez “20 minutes” shkruan se: “Me ndeshjen Shqipëri-Zvicër s’pamë asgjë më shumë sesa kundërshtarët e ardhshëm të Francës (dhe Franca s’ka asgjë për të t’u trembur )”.
Për lojën e kuqezinjve shkruan edhe gazeta Italiane “Il Corriere dello Sport”, duke thenë se “De Biazi e nis keq”.
Ndërsa zvicerania “Blick” mjaftohet vetëm me një video të golit të shënuar nga Shar. “Një gol nga Shar, i sjell fitoren Zvicrës”.
Ndërkohë Britanikja “The Mirror”, vlerëson lojën e treguar nga kuqezinjtë ndaj Zvicrës. “Shqipëria i bën tifozët krenar në një humbje emocionale”,-thuhet në titullin e saj.ps
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/