Këngëtarja 22-vjeçare Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në programin muzikor televiziv amerikan “The Voice”, ka humbur jetën në mënyrë tragjike gjatë një koncerti në Orlando, Florida. Sipas të dhënave nga policia locale, mësohet se këngëtarja u qëllua nga një person ndërsa ishte duke nënshkruar autografe për fansat, pas një koncerti në Orlando. Pasi u ndalua nga i vëllai i Grimmie, autori më pas vrau veten.
Edhe pse u dërgua menjëherë në spital, 22-vjeҫarja nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë policia e Orlandos përmes një njoftimi në Twitter: “Me keqardhje të thellë na duhet të konfirmojmë se zonjush Christina Grimmie u nda nga jeta për shkak të plagëve” – shkruhet në njoftimin e policisë. Edhe stafi i këngëtares ka shkruar një njoftim duke shprehur ngushëllimet për largimin e dhimbshëm të saj nga jeta: “Me zemër të thyer ju njoftojmë se Christina u nda nga ne dhe shkoi në shtëpinë e Zotit”
Hetimet nga policia vendase vijojnë edhe për të mësuar më tepër se si ka hyrë në koncert i armatosur autori i krimit të rëndë. 22-vjeҫarja Grimmie u klasifikua në vend të tretë në “The Voice US 2014” dhe u bë e njohur edhe në YouTube për coverat e këngëve të të njohura. /Revista Class/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/