Kopshtet përrallore të Pallatit të famshëm i Versajës do të jenë tashmë më spektakolare, falë një ujëvare gjigante të pazakontë.
Atraksioni spektakolar është krijuar për të jetësuar vizion fillestar – asnjëherë të realizuar – të Andre Le Notre, kopshtari kryesor i mbretit Luigji XIV.
Instalacioni është një nga tre krijimet e artistit Olafur Eliasson, e vendosur pranë Parisit.
Artisti novator që u rrit në Islandë dhe Danimarkë do ta prezantojë veprën e tij nga 7 qershori deri më 30 tetor.
“Ujëvara është një përpjekje për të finalizuar, për të bërë të mundur atë që është e pamundur, për të bërë ëndrrat realitet”, – shprehet artisti 49-vjeçar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/