De Biasi pas ndeshjes: Më vjen keq për tifozët

De Biasi pas ndeshjes: Më vjen keq për tifozët

45
0
Shares

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka folur pas humbjes 1­-0 kundër Zvicrës dhe ka analizuar ndeshjen, duke shprehur keqardhjen për rastet e humbura, por mbi të gjitha për faktin se tifozët nuk morën një shpërblim për atmosferën fantastike që ata krijuan në stadium. “Atmosferë fantastike, më vjen keq për këta tifozë, që e kthyen në festë sot”.

“Më vjen keq, sepse luajtëm një pjesë të dytë shumë të mirë dhe patëm edhe 3 raste të shkëlqyer gjatë ndeshjes. Ishte një ndeshje që nuk e interpretuam mirë në fillim, por në pjesën e dytë u rritëm shumë dhe nuk duhet harruar që luajtëm me një lojtar më pak për një orë. Skuadra dha maksimumin, tentoi deri në fund dhe patëm një rast të bujshëm në minutat e fundit, por nuk patëm fat. Humbëm raundin e parë, na mbeten edhe dy, edhe pse kemi rivalë shumë të vështirë përpara, por do të bëjmë gjithçka deri në minutën e fundit”, është shprehur De Biazi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY