Çamëria shpaloset në stadiumin e Lensit, zemërohet në kulm Athina

Çamëria shpaloset në stadiumin e Lensit, zemërohet në kulm Athina

73
0
Shares

Athina ka reaguar mjaft ashpër pas shpalosjes së një banderole gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në të cilën tregohej për gjenocidin grek ndaj popullsisë came.

Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se kjo ministri dënon në mënyrën më të ashpër përdorimin e banderolave dhe simboleve provokuese, përmbajtja e të cilave provokon reagime për nga pëmbajtja dhe simbolika e tyre.

Athina ka kërkuar prej autoriteteve franceze dhe UEFA-s që të hetojnë lidhur me mënyrën sesi u bë i mundur futja e kësaj banderole brenda stadiumit, megjithë masat e rrepta që janë marrë për sigurinë e Euro 2016, si dhe të marrin masa që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.

“Janë pikërisht këto organizma, që kanë përgjegjësinë për të penguar futjen në stadiume të banderolave dhe simboleve ekstremiste që provokojnë reagime nga vendet pjesëmarrëse”, shkruhet në komunikatë.

Në kërkesën e saj, Athina shpreson në dënimin shembullor të autorëve, si dhe kërkon prej autoriteteve shqiptare, të distancohen nga përmbajtja e saj dhe ta dënojnë këtë gjest, që sipas Athinës, dëmton imazhin e marrëdhënieve dypalëshe.

Sipas Athinës, këto veprime provokatore bëhen prej qarqeve që kundërshtojnë qasjen e re midis Greqisë dhe Shqipërisë pas vizitës pak ditë më parë të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kozias në Tiranë.tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY