Erion Veliaj ka nxjerrë në punë edhe këtë mbrëmje stafin e bashkisë së Tiranës. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij ai ndodhte te “Tirana Fan Zone”, duke ndjekur ndeshjen hapëse të “Euro 2016”, Francë – Rumani.
Nga pamjet shihet se pritja e tij përpara sheshit “Nënë Tereza”, është bërë nga stafi, por edhe nga fotografi e kameramani i institucionit, të cilët janë nxjerrë edhe ata në punë…, për të fokusuar “sportdashësin” Erion Vliaj.
Me këtë sjellje, imituesi Erion Veliaj ka tejkaluar “modelin” e tij, Presidentin amerikan Barack Obama, i cili ende deri tani nuk është parë ti rezervohet një “pritje madhështore” nga stafi i Shtëpisë së Bardhë…, në një ndeshje futbolli amerikan apo te NBA-së…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/