Ministria e jashtme e Rusisë thotë se Moska do të përgjigjet ndaj hyrjes së anijes së Marinës së Shteteve të Bashkuara në Detin e Zi. Por, nuk janë specifikuar masat eventuale që do të mund të ndërmerren.
Luftanija amerikane, USS Porter, më 6 qershor ka hyrë në Detin e Zi gjatë vendosjes rutinore, ka njoftuar Marina e Shteteve të Bashkuara.
“Kuptohet, kjo nuk ka ndodhur me lejimin tonë dhe padyshim kjo do të çoj në masa të përgjegjjes”, tha zyrtari i lartë i Ministrisë së jashtme ruse, Andrei Kelin.
Mëtutje, ai ka thënë se lëvizjet e tilla kanë për qëllim t’i ngrisin tensionet para samitit të NATO-s në Poloni, muajin e ardhshëm, dhe “është tregim i forcës”.rel
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/