Një vërejtje e Ilir Metës për takimin Basha-Rama. A është Meta ndërmjetësi...

Një vërejtje e Ilir Metës për takimin Basha-Rama. A është Meta ndërmjetësi i zgjedhur!

59
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se gjithçka mund të zgjidhet shumë shpejt dhe brenda standardeve të kërkuara për reformën nëse ka vullnet. Kryetari i LSI foli me optimizëm edhe për takimin Rama-Basha ndërkohë që kishte vërejtjen se ai ishte kryer me vonesë.

Deklarata e tij të linte të kuptohej se jo Edi Rama por Ilir Meta mund të jetë politikani që do të arrijë kompromisin mes mazhorancës dhe opozitës.

“Qëllimi ftesës është i qartë, vullneti është maksimal, takimi Basha-Rama ka qenë një hap pozitiv edhe pse i vonuar. Duhej bërë prej kohësh që në para prillit. Gjithcka mund të zgjidhet shumë shpejt nëse egoistin vullneti duke garantuar cilësinë e reformës sipas Venecias dhe ekspertëve ndërkombëtarë duke iu dhënë një lajm të mirë të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe miqve ndërkombëtarë.

Kam vullnetin maksimal për të garantuar në Kuvendin e Shqipërisë qe reforma të ketë legjitimitetin dhe integritetin e duhur. Duhet përgjegjësi nga të gjithë dhe sigurisht edhe nga opozita”, tha Meta sot para  gazetareve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY