Ndalohen baret të vënë ekrane për Kampionatin

Ndalohen baret të vënë ekrane për Kampionatin

254
0
Shares

Pavarësisht se këto ditë janë momente të mira për baret, kafetë dhe restorantet që të shtojnë fitimet për shkak të ndeshjeve të kampionatit europain, drejtoria taksave ka urdhëruar lokalet të mos vendosin ekrane dhe të mos shtojnë tavolinat e karriget jashtë.

Më poshtë është një letër që ka dërguar te “nisma”një pronar kafeje në Korcë që ka biznesin e tij te pedonalja.

“ Jam nga Korca dhe kam nje bar kafe ne pedonalja. Na kane rritur taksat, tarifat e cdo gje. Njerezit leke nuk kane shume e megjithate perpiqemi te mbijetojme. Sot fillon Europiani dhe ne mezi e presim sepse shpresojme te kemi pune dhe ti kenaqim njerezit. Mirepo dje, njefare Kletjon qe eshte drejtor i taksave ne Bashki na von nje leter e na thote se nuk mund te vendosim ekrane jashte e as mund te shtojme tavolina, perndryshe do gjobitemi. Ku ndodh kjo? Ne cilin vend te botes ndodhin keto cudira? Ku favorizohen kaq hapur bizneset qe duan keta ne kurriz te punes tone? Njerezit mezi e presin ti shohin ndeshjet jashte, me shoqeri e familje, keta nxjerrin urdher mos veme monitor”, shkruan ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY