KLODIAN TOMORRI/ A i përballon paga kostot e udhëtimit në Francë

KLODIAN TOMORRI/ A i përballon paga kostot e udhëtimit në Francë

69
0
Shares

Ne ekonomiks MPS (Marginal Propensity to Save) eshte nje tregues, i cili mat prirjen e individeve per te kursyer.

E thene me thjeshte MPS mat pjesen qe individet cojne per kursim per cdo lek shtese te fituar.

Ajo qe me ben pershtypje mua eshte se pushtetaret dhe zyrtaret e larte ne Shqiperi kane nje prirje jashtezakonisht te larte per te kursyer. MPS e tyre duhet te jete 0.9, qe do te thote se ne cdo 100 leke qe fitojne 90 i cojne per kursim.

Kur njerit nga ish zyrtaret e larte ju desh te justifikonte publikisht pasurine tha: Une kam kursyer qe ne 1974.

Shikoni c’po ndodh keto dite. Gjithe shteti eshte ne France. Deputete, drejtora, zyrtare te nivelit te larte jane ne Paris.

Nje udhetim nje javor ne France kushton te pakten 3 mije euro duke perfshire biletat, hotelin, ushqimin. Kjo eshte sa 35 per qind e rroges vjetore te nje deputeti.

Pas Frances ata do te kthehen dhe do te ikin me pushime. Edhe 3 mije euro te tjera. Vetem shpenzimet per Francen dhe pushimet shkojne sa 70 per qind e rroges vjetore.

Eshte e qarte se Shqiperia ka nje problem. Ne i paguajme shume keta. Aq sa u del te kursejne 70 per qind te rroges, pa perfshire ketu investimet dhe blerjet qe bejne si makina, shtepi etj. (Une nuk dyshoj fare qe keta kane te ardhura te jashteligjshme dhe jam teresisht i bindur se burimi i vetem i te ardhurave qe kane eshte paga).

Keshtu qe Ministria e Financave duhet ti propozoje qeverise uljen me 50 per qind te rrogave per zyrtaret e nivelit te larte ne vend. Se me prirjen per te kursyer (e me pas shpenzuar jashte) po vrasin ekonomine.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY