Itali, kapen 15 qen gjahu kontrabandë dhe pa dokumente nga Shqipëria

Itali, kapen 15 qen gjahu kontrabandë dhe pa dokumente nga Shqipëria

58
0
Shares

Policia kufitare italiane ka zbuluar në Ankona 15 qen gjahu të racave të ndryshme të cilët po futeshin ilegalisht në Itali.
Sipas autoriteteve, qentë ishin futur në kuti të mbyllura në kushte çnjerëzore dhe kishin 20 orë që udhëtonin në det me anijen shqiptare.
Ato u zbuluan përmes skanerit dhe autoritetet i sekuestruan menjëherë. Qentë nuk kishin as dokumentet shoqëruese.
Ata janë dërguar në veterineri për ekzaminime. Po kështu, janë shoqëruar disa persona nga anija shqiptare.
Sipas mediave italiane, qentë do t’u shiteshin disa gjahtarëve për 20 mijë euro.
cane-caccia6

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY