Dy ambasadorët më të rëndësishëm ën Tiranë që iniciuan dhe shtynë përpara reformën në drejtësi shkuan sot në zyrat e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Lu dhe Vlahutin vijojnë përpjekjet për të arritur kalimin e Reformës në Drejtësi në Parlament duke përfshirë edhe takimin e sotëm me kreun e Kuvendit që deri dje ishte për vizitë në SHBA.
Një ditë më parë drafti për reformën në drejtësi u përfshi në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, ndërkohë që opozita e ka quajtur falsifikim dhe ka premtuar ta dërgojë në prokurori.
Qeveria ka bindjen se do të grumbullojë votat. “Do kalojë me një vëlla këtej e një andej”, tha Rama dej në parlament, duke paralelizuar situatën me përballjen në Euro 2016 Shqipëri-Zvicër.
Nëse Parlamenti nuk ia del të votojë reformën pa opozitën atëherë votimi i saj shtyhet për një vit. Një përfundim i tillë mbush me faj qeverinë e cila me koshiencë fut procesin miratimit në ngec.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/