Një person u arrestua dhe një tjetër është në kërkim në vijim të operacioneve policore për arrestimin personave në lidhje me grabitjen e një sipërfaqeje të madhe toke në bregun e Palasës në Vlorë.
Në lidhje me sekuestron e sipërfaqes së tokës prej 33 hektarësh në Himarë, janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit për shtetasit e mëposhtëm:
1. Lefter Gjergji, 57 vjeç, banues në Himarë.
2. A.Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Ish-Jurist pranë ZVRPP Vlorë (i shpallur në kërkim)
Ata janë të akuzuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprën penale apo veprimtarisë kriminale”, duke berë të mundur dokumentimin e plotë ligjor dhe vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, mbi bazën e të cilit është sekuestruar një sipërfaqe toke prej 33 HA (tridhjetë e tre hektarë tokë) në vendin e quajtur “Dhrale Adhendra” Palasë, Himarë, të falsifikuara nga Lefter Gjergji si pronë e tij, ndihmuar nga Ish-Juristi A.Sh.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka rezultuar se Lefter Gjergji, nëpërmjet dokumentave të falsifikuara ka regjistruar pranë ZVRPP Vlorë, pronën e lartpërmendur, e cila kap vlerën e 33 Milion Euro-ve.
Policia po punon për kapjen dhe arrestimin e Ish-Juristit A.Sh.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/