Një grabitje me dhunë dhe me armë, ka përfunduar me prangosjen e katër grabitësve, ndërsa dy të plagosur, viktima të grabitjes kanë përfunduar në spital.
Burime të drejtorisë Vendore të Policisë së Shkdorës, bëjnë të ditur se dje, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër kanë shkuar të dëmtuar dy persona me iniciale E. Gj., 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër dhe G. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.
Nga veprimet proceduriale rezultoi se personit me iniciale E. GJ., i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë (të reja) dhe një telefon I-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford “Focus” ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër
Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 4 personave, Ardit Torishta, Bekim Torishta,
S. B., dhe Endri Mustafa, si dhe u bë shpallja në kërkim i A. B., 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj E. Gj., dhe G. M.
Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.
Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i shtetasit të shpallur në kërkim), si dhe ai Brahim Bilalit. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Të arrestuar
– Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
– Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
– S. B., 16 vjeç, banues në Shkodër.
– Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).
– Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, (babai i të shpallurit në kërkim A. B.).
– Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale
– 6 (gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar
– 2 (dy) antiplumba
– 305 (treqind e pesë) copë fishekë model 56
– 5 (pesë) krehra armë zjarri automatikë
– 2 (dy) krehra pistoletë TT
– 5 (pesë) skafandra motorri
– 4 (katër) maska dhe 4 (katër) kapuça me ngjyrë të zezë
– 7 (shtatë) copë fishekë model 54
– 3(tre) gëzhoja model 54
– rroba me mbetje si njolla gjaku,
-8 (tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Astrit Bilalit
– 1 (një) arme gjahu çifte
– 1 (një) pistoletë me mulli pa numër
– 1 (një) armë gjahu shotgan
– 1 (një) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.
Sekuestruar në cilësinë e provës materiale në banesën e Brahim Bilalit
– 3 arme zjarri kallashnikov,
– 1 (një) silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1 (një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër, me silenciator , pa numër (e ngjashme me automatikun Tomson)
– 2 (dy) krehra pistoletë TT dhe 3 krehra me fishekë automatiku.
– 7 (shtatë) kallëpe tritoli 200 gram
– 1 (një) kuti me kallëpe tritoli,
– 10 (dhjetë) kapsolla detonatorë elektrike me përcjellës dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellës ,
– 23 (njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm,
– 190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/