Reforma në Drejtësi, Hahn: Jam optimist, besoj se Shqipëria do t’ia dalë...

Reforma në Drejtësi, Hahn: Jam optimist, besoj se Shqipëria do t’ia dalë ta miratojë

69
0
Shares

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Johanes Hahn dërgoi sot nga Brukseli një mesazh me tone të qarta për politikën shqiptare lidhur me reformën në drejtësi.

“Gjithnjë jam optimist dhe besoj se Shqipëria do t’ia dalë ta miratojë reformën në drejtësi deri në fund të qershorit, përndryshe i gjithë momenti i perspektivës evropiane do të shtyhet”.

Gjatë vizitës në muajin mars në Shqipëri, Komisionieri Hahn i bëri thirrje politikës shqiptare ta miratojë reformën përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar.

“Drejtësia është në thelb të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimeve të verës. Vetëm kështu, do të shohim në tetor rezultatet”, tha komisioneri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY