Kryetari i degës së PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj këmnëgul që PD të mos organizojë zgjedhje të brendshme në bashkinë e Vlorës kur kanë ngelur edhe pak muaj nga fushata elektorale.
Sipas tij janë mbledhur me qindra firma të demokratëve vlonjate që shoqërojnë një peticion drejtuar kryetarit të PD, Lulzim Basha pak javë më parë për këtë qëllim.
“Disa qindra firma janë mbledhur për të kontestuar riorganizimin e Partisë Demokratike bashkia Vlorë dhe janë përcjell në form Peticioni me anë të postës elektronike kryetarit Basha, prej disa ditësh.
Mund të mos bjemë dakort mbi një çështje, diskutim apo debat, por e rëndësishme është të respektojmë diferencat e mendimit ndryshe dhe të respektojmë njeri-tjetrin.
Edhe sikur ta pranojmë se kemi mendime ndryshe nga partia, në fund të fundit të gjithë duhet ta kemi të qartë se kujt i shërbejmë, përveçse demokratëve.
Nesër votuesit demokrate do na pyesin : pse nuk reaguat në kohë për ta ndalur dhe ne jemi në kohë, procesi riorganizimit ende nuk ka filluar.
Demokratët folen!”, shkruan Meminaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/