Gjykata e Lartë e lë Emiljano Shullazin në burg

Gjykata e Lartë e lë Emiljano Shullazin në burg

84
0
Shares

Gjykata e Lartë ka konfirmuar sot, qëndrimin në burg të Emiljano Shullazit.
Me vendimin e sotëm, kjo gjykatë ka rrëzuar kërkesën për rekurs të Shullazit, duke lënë në fuqi, si masë sigurie, arrestin në burg” ndaj tij.
Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, nëpërmjet avokatëve të tyre, rreth tre javë më parë ju drejtuan me rekurs Gjykatës së Lartë, ku kërkojnë lirimin.
Avokatët pretendojnë ndër të tjera se, si vendimi i Shkallës së Parë, edhe ai i Apelit për Krimet e Rënda, janë dhënë në kundërshtim me ligjin.
Emiljano Shullazi dhe dy bashkëpunëtorët e tij, u prangosën disa javë më parë, pas një denoncimi për kërcënim, ndaj kandidatit për Rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni. Ndërkohë, pas arrestimit, mbi të, zyrtarisht janë ngritur akuza për kërcënim dhe gjobvënie, për të paktën dy raste biznesmenësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY