FOTO GALERI/ Ja auditori “i depolitizuar dhe “i pavarur” para të cilëve...

FOTO GALERI/ Ja auditori “i depolitizuar dhe “i pavarur” para të cilëve Saimir Tahiri bën politik dhe merr duartrokitje

61
0
Shares

Image GalleryLigji “për Policinë  e Shtetit” e ka të sanksionuar, se kjo strukturë  është  e depolitizuar dhe e pavarur.
Kjo nuk e pengon ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, që  para një  auditori “të  depolitizuar” dhe “të  pavarurish”, oficerë  policie me grada apo jo, me uniformë  apo jo, pensionistë  apo studentë akademie, të  bëjë  politikë, duke sulmuar majtas e djathtas Prokurorinë  e Gjykatat, si edhe opozitën, sikurse ka bërë sot, në dy daljet publike te Panairi, një  herë  për “sukseset” e “Komisariatit dixhital” dhe herën tjetër në shpërndarjen e certifikatave të  mirënjohjes për policë  pensionistë …
Nuk ka munguar në  kë të  shfaqje politike, me duartrokitje “mbështetë se” e “inkurajuese” edhe i komanduari si kryepolic, Rebani Jaupaj…

LIGJ
Nr. 108/2014
PËR POLICINË E SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 4
Statusi i Policisë së Shtetit


1. Policia e Shtetit është institucion i administratës shtetërore, person juridik në varësi administrative të ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike.
2. Policia e Shtetit është e depolitizuar.
3. Statusi i Policisë së Shtetit nuk ndryshon edhe në gjendje lufte, gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore.

 

Neni 5
Parimet e veprimtarisë


Parimet bazë, në bazë të të cilave udhëhiqet Policia e Shtetit në veprimtarinë e saj, janë:
a) ligjshmëria;
b) mosdiskriminimi;
c) respektimi i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut;
ç) proporcionaliteti;
d) pavarësia operacionale;
dh) paanshmëria politike;
e) integriteti, merita dhe profesionalizmi;
ë) transparenca;
f) ruajtja e informacionit të klasifikuar;
g) kontrolli dhe llogaridhënia.

 

Për më shumë mund të lexoni edhe …

SKANDAL/ Saimir Tahiri sulmon gjykata dhe opozitën, vartësit e tij “të pavarur” të policisë duartrokasin
/web/SKANDAL_Saimir_Tahiri_sulmon_gjykata_dhe_opoziten_vartesit_e_tij_te_pavarur_te_policise_duartrokasin_20247_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY