Një aligator është parë me një trup njeriu në gojën e tij, në një liqen në Florida të Amerikës.
Policët po përpiqen për të zbardhur ngjarjen, pasi nuk dihet nëse krijesa e kishte vrarë këtë njeri apo thjesht e ka gjetur trupin e tij. Viktima mendohet të jetë mashkull.
Detektivët e policisë së bashku me gjuetarët e kafshëve, janë në ndjekje të zvarranikut, pasi ky i fundit arriti të arratisej.
Por, ky nuk është një rast i rrallë kohët e fundit, pasi të hënën e kaluar dy peshkatarë zbuluan të paktën dy aligatorë teksa hanin një trup në një kanal uji në Florida.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/