Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Bledar Muça.
Këta persona u arrestuan nga efektivat e policisë, gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të posaçme të policisë të cilët kanë qenë duke kryer veprime operacionale dhe proçeduriale në Lagjen “Emin Matraxhiu”
Ndaj tyre, u referuan materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/b, 25 dhe 278/2 Kodit Penal
Gjithashtu janë arrestuar edhe Ambri Sinakoli, Fiqeret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja dhe Jetmir Shehu, 26 vjeç.
Këta persona u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi dyshohen të kenë kryer veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës.
Ndaj këtyre shtetasve u referuan materialet pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 301 dhe 278/2 Kodit Penal.
Policia, po vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
Të arrestuarit
Ardjan Çapja, 48 vjeç, banues në Elbasan
Florenc Çapja, 35 vjeç, banues në Elbasan.
Bledar Muça, 37 vjeç, banues në Elbasan.
Ambri Sinakoli, 21 vjeç, banues në Elbasan
Fiqeret Meçe, 23 vjeç, banues në Elbasan
Kastriot Peqini, 39 vjeç banues në Elbasan
Serxho Hakilja, 24 vjeç, banues në Elbasan
Jetmir Shehu, 26 vjeç, banues në Elbasan
Sekuestruan në cilësinë e provës materiale
• Automjeti tip “Benz-G”
• Automjeti tip “Mazda”
• Automjeti tip “BMW”
• Automjeti tip “BMW”
• 2 automatik model 56.
• 3 pistoleta tip Bereta P-4.
• 1 pistoletë tip “TT”
• 855 fishekë
• 73 kapsolla detonatore
• 72 fishekë pistolete
• 42 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
• Radio marrëse – dhënëse.
• 5 aparate celulari të tipave të ndryshëm.
• 5.000 Euro.
• Rroba të ndryshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/