DEBATI/Prandaj u përmend dhëndrri i Gramoz Ruçit

DEBATI/Prandaj u përmend dhëndrri i Gramoz Ruçit

183
0
Shares

Duke debatuar në emisionin “ Të paekspozuarit “ të Ylli Rakipit në Ora news, u përmend dhëndrri i Gramoz Rucit.

Pjesëmarrësit në debat duke filluar nga moderatori dhe në vijim thanë se konsensionet e qeverisë i jepen po qeverisë.

Më poshtë vijon debati:

“Lubonja: Ke një kastë politike që është mbështetur nga paratë e drogës. Edhe Elvis Rroshin që ke në Kavajë, se shpëton drejtësia.

Rakipi: Cili është skenari?

Blushi: Nëse vazhdojmë kështu, do ketë anarshi totale, ose anarki që se mundim dot edhe për 20 vjet. Kjo që ne kemi s’është gjë fare. Skenari që po ndodh në Shqipëri është kjo; Nëse s’ka drejtësi, s’ka shpresë dhe njerëzit po ikin nga Shqipëria e cila po zvogëlohet.

Rakipi: Ndërhyrja e perëndimorëve në reformën në drejtësi, ka krijuar një perceptim se duhet të penalizohet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Para dy ditësh, unë shikoja kryeministrin Rama që kishte shkuar te Spitali “Nënë Tereza” dhe po promovonte një PPP, siç i thoshte ai. Qendra në spital është ndërtuar nga paratë e Bankës Botërore dhe të OBSH-së. Në shëndetësi janë koncesionuar mbi 500 milionë euro. Kryeministri ka marrë paratë e Bankës Botërore dhe të OBSH-së, zoti Blushi, dhe ia ka dhënë privatit, i cili është dhëndri i një autoriteti të rëndësishëm në PS.

Lubonja: I Gramoz Ruçit.

Rakipi: Nuk e di. Dhe, kryeministri thotë se injorantët kanë dalë kundër dhe në publik dhe na thotë të gjithëve “ja ku e keni”. Atë nuk e ka ndërtuar ai, ato janë para të marra nga Banka Botërore”.

Por ja se si e përshkruan Rama këtë koncesion ditën e inaugurimit të tij më 7 qershor:

“Sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për fillimin e shërbimit modern të instrumentave të rinj kirurgjikalë dhe të sterilizimit të tyre. Një revolucion brenda sistemit, që vjen si rezultat i një Partneriteti Publik-Privat me një kompani që harmonizon ekselencën gjermane dhe atë italiane në këtë fushë; një model zhvillimi që në mjedisin e debatit tonë publik është banalizuar me fjalën e turpshme “koncesion” dhe është kthyer në një “shfaqje e huaj” nga ata që injorancën e tyre e kanë argument”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY