Ben Blushi, batuta në Lezhë me stresin dhe zbokthin

Ben Blushi, batuta në Lezhë me stresin dhe zbokthin

61
0
Shares

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi deklaroi sonte se ende nuk ka një parti që mbron shtresën e varfër në vend duke folur në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Ai tha se kriteret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët dhe kryetarë bashkie zgjidhen nëse kanë para.

Ndikimi i ‘klasës së të pasurve’ shprehet Blushi shihet edhe nga kalimi i kandidatëve sa në një parti në tjetrën. Kjo, shtoi Blushi ka bërë që 90% e shqiptarëve të mos jenë të përfaqësuar.

Në vijim Blushi përshkroi situatën në vend përmes një batute:

“Isha në Lezhë para pak ditësh. Njëri më tha një shprehje të paparë: Ishin dy miq këta edhe takuan një shok. Edhe ai u ankua se kohët e fundit kishte shumë zbokth. Edhe ne i thamë se çfarë halli ke? Më tha se më duket se kam zbokth, ngaqë kam stres. Atëherë njëri nga këta të dy i tha, nëse ke zbokth, merr një shampo antizbokth dhe të ikën. I tha ky, ore je mirë? Ti duhet të kurosh stresin që të kurosh zbokthin.

Nëse mendojmë se zbokthi është pasojë e stresit. Edhe kjo çështje kështu është, oligarkia është pasojë e një qeverisje të dobët, të korruptuar që nuk ndëshkohet dhe kërkon favorizim kronik perpetum. Dhe ne kemi ardhur në një favorizim perpetum të oligarkisë, prandaj kemi aq sa kemi oligarki. Kemi njerëz që kthehen si me të majtën ashtu edhe me të djathtën. Nëse qeveritë krijojnë një model, që mbrojnë shtresat në nevojë, natyrisht që oligarkët do të dobësohen. Unë nuk po them që mos të ketë të pasur, Shqipëria duhet të ketë më shumë të pasur seç ka, se nëse ka të pasur, ka më shumë mundësi për të ndarë pasurinë. Por oligarkia mund të luftohet në Shqipëri vetëm me drejtësi, me mbrojtje të interesit publik dhe mbrojtjes të shtresave nën nevojë”, shpjegoi Blushi.

Ve vijim deputeti tha se do ta votoje reformen ne drejtesi edhe pse ajo po inxhinierohet nga te dy palet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY