Bashkia e Tiranës “spiunoi” lëvizjen e makinës ku gjendej pajisja përgjuese

Bashkia e Tiranës “spiunoi” lëvizjen e makinës ku gjendej pajisja përgjuese

52
0
Shares

Lëvizja e makinës ku gjendej pajisja e përgjimit nga ambientet e Forcës Operacionale, prej specialistit Entiol Xhelilaj është filmuar nga disa kamera të sigurisë.
Prokuroria ka shënuar në dosjen e saj se mjeti u lëviz në orën 12:10 të datës 13 Maj, 10 minuta pasi dy oficerë të Policisë Gjyqësore kishin shkuar për ta sekuestruar pajisjen që gjendej e instaluar në të.
Lëvizja nuk është regjistruar nga kamerat e sigurisë së Forcës Operacionale, por nga disa kamera të Bashkisë së Tiranës.
Prokurorët kishin kërkuar sekuestrimin e filmimeve të kamerave të Forcës Operacionale, por u është thënë se kamerat nuk punonin atë ditë për shkak të një defekti.
Për këtë, Prokuroria i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës t’i vërë në dispozicion filmimet e disa kamerave që janë në pronësi të saj. Bashkia ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar dhe me anë të këtyre filmimeve është faktuar se pajisja ka dalë në orën 12:10 të 13 Majit, si dhe ka hyrë dhe ka dalë disa herë përpara kësaj date, në këtë repart që ndodhet në zonën e 21 Dhjetorit.
Nga pamjet filmike është parë se mjeti ku ndodhej pajisja është drejtuar nga oficeri Entiol Xhelilaj, që gjendet në arrest shtëpie. Të premten Xhelilaj dhe shefi i Forcës Operacionale, Artion Duka do të dalin përpara Gjykatës së Tiranës për verifikimin e masës së sigurisë.
Prokuroria ka verifikuar dhe hyrje – dalje e oficerëve italianë që e sollën pajisjen në Shqipëri. Në sistemin TIMS ka rezultuar se ata kanë qenë në Itali, në kohën kur pajisja ka lëvizur nga forca operacionale. /klantv/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY