Fenomeni –Në mbarë botën po vihet re një tendencë e kthimit të vendeve të punës në ambiente zbavitëse, e të shumtë janë ata që pyesin nëse kjo përfaqëson një mënyrë të re të të punuarit. Avancimet teknologjike nënkuptojnë që stafi mund të shmangë angarinë e lëvizjes në distanca të mëdha
Zyrat qendrore të Google në Cyrih kanë një dhomë masazhi, akuarium dhe një rrëshqitëse për t’i dërguar menjëherë inxhinierët butësisht dhe shpejt në kantinë.
Zyra e Deloitte-s në Amsterdam është e projektuar me nga një dhomë bosh në çdo kat, për t’u dhënë mundësinë punonjësve që të vendosnin aty çfarëdolloj gjëje që ata dëshirojnë. Shumica prej tyre kanë zgjedhur lojëra, ku dominojnë tavolinat e futbollit.
Në zyrat kryesore të LinkedIn-it në Kaliforni ka një dhomë muzike, e mbushur me organo, daulle, kitara dhe pajisje audio.
Dhe lejimi i punonjësve për të sjellë kafshët e tyre në punë po bëhet diçka e zakonshme.
Së fundmi, në mbarë botën, po vihet re një tendencë e kthimit të vendeve të punës në kënde lojërash e të shumtë janë ata që pyesin nëse kjo përfaqëson një mënyrë të re të të punuarit.
Avancimet teknologjike nënkuptojnë që stafi mund të shmangë angarinë e lëvizjes për një kohë të gjatë në distanca të mëdha nga shtëpia në punë dhe anasjelltas.
Për këtë arsye, disa kompani po përpiqen shumë që t’i kthejnë vendet e tyre të punës në vende tërheqëse.
Një raport i fundit i gjigandit të prodhimit të software-ve Citrix parashikon se deri në vitin 2017, rreth 50% e firmave do të kenë një politikë të punës lëvizëse dhe në vitin 2020, rreth 70% e njerëzve do të punojnë larg zyrës së tyre, aq shpesh sa ata dikur rrinin përpara tavolinës.
“Zyrat janë të shtrenjta dhe hapësira e zyrës do të bjerë”, tha zëvendëspresidentja e Citrix-it, Jacqueline de Rojas. “Kjo vjen pjesërisht për shkak të shefave që e kanë kuptuar se nuk ka arsye se përse të gjitha punët bëhen në zyrë, por dhe sepse punëtorët po kërkojnë me më forcë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës së tyre”, shtoi ajo.
Por kjo nuk do të thotë se zyra e punës do të zhduket. “Zyrat do të kthehen në vende bashkëpunimi dhe lidhjeje, sepse kulturalisht ne kemi nevojë për pika takimi, duke qenë se jemi socialë”, vazhdoi ajo.
Citrix ka ndërtuar një tavolinë më të madhe për punëtorët, me stola dhe jo me karrige.
Ka kompani të tjera si Skullcandy, që në zyrën e saj në Cyrih, ka krijuar tavolina lëvizëse. Këto tavolina kanë strukturën e formueseve, të konceptuara që punonjësi të punojë individualisht, ose në grup duke i bashkuar.
Kurse firma e marketingut, Barbarian Group ka krijuar një super-tavolinë, në zyrën e saj në Nju Jork, në të cilën ulen 170 persona, e ku janë të përfshira edhe “skuta”, ku stafi mund të shkojë për biseda private.
Ndërsa Lego e ka çuar në një tjetër nivel punën në zyrë, në zyrat e kompanisë në Londër dhe Singapor, duke prezantuar një sistem të quajtur punë e bazuar në aktivitet, që do të thotë se asnjë nuk ka një tavolinë të përcaktuar. As zyra për menaxherët nuk ka. Punonjësi që largohet nga tavolina e punës për më shumë se 90 minuta, duhet të marrë edhe gjërat e tij me vete.
Kompanitë po krijojnë zyra ku ka më shumë dritë dielli, më të shëndetshme, me temperaturë konstante që eliminon pluhurin dhe mykun dhe ul përqindjen e të sëmurëve.
Në dekadat e ardhshme, koncepti për zyrat e punës do të ndryshojë. Ato që më parë kanë qenë ambiente zyrash do të kthehen në apartamente, apo hapësira shitjeje me pakicë. “Klientët gjithashtu do të duan të eksperimentojnë me konfigurime të ndryshme të ambienteve të brendshme”, shpjegon Theo Maessen, drejtues në firmën e dizajnit të ndërtimit holandeze Best Office Building. “Në 20 vitet e ardhshme mbase ne nuk do të punojmë pesë ditë në javë, ndoshta mund të angazhohemi në punë tri ditë në javë dhe ne duhet që të përpiqemi që të projektojmë një ndërtesë që mund të akomodojë këto ndryshime”.
Drejtuesi holandez mendon se në të ardhmen, zyrat e punës do jenë afër banesave të punonjësve. Dhe komunitetet do të kenë hapësira zyrash komunale që mund të përdoren nga kushdo, duke hequr nevojën për të udhëtuar në punë.
Edhe drejtuesja i Lego-s, Patrikios, e pranon se ndryshime të mëdha po vijnë.
“Tani po e shikojmë që puna nuk është më diçka që duhet të shkojmë, por diçka që ti e bën”, tha ajo.
Një ndryshim i madh drejt punës elastike dhe njerëzve të cilët kanë role të shumta part-time, më shumë sesa një punë për jetë, do ta përkeqësojë këtë ndryshim.
“Në të ardhmen të shkosh në zyrë, do të thotë më shumë sesa të shkosh në punë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/