Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thornbjørn Jagland në të cilën shkruhet:
“I dashur President,
Ju falënderoj për letrën Tuaj të datës 16 maj në vazhdën e takimit tonë të shkëlqyer të 26 marsit ku ripërtëritët përkushtimin tuaj ndaj Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe zbatimin e saj në Shqipëri.
Shqetësimet tuaja lidhur me Ligjin e ri “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” që me sa di po shqyrtohet tani nga Gjykata Kushtetuese, i kam mbajtur parasysh me vëmendje.
Sikurse e dini, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës po e mbikëqyr nga afër çështjen, në kuadër të zbatimit të vendimit pilot “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë (nr. 604/07)” të dhënë nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut më 31 korrik 2012. Në bazë të kërkesës suaj, kam siguruar që letra juaj të sillet në vëmendjen e Komitetit para takimit të tij të ardhshëm që do të mbahet në qershor 2016.
Në përfundim, dëshiroj të ripërsëris mbështetjen time për bashkëpunimin dhe ndihmesën e ofruar nga Këshilli i Evropës ndaj autoriteteve shqiptare në këtë proces të rëndësishëm.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/