Greqi, arrestohet perversi shqiptar që ngacmoi 27 vajza të mitura

Greqi, arrestohet perversi shqiptar që ngacmoi 27 vajza të mitura

73
0
Shares

Policia greke ka publikuar të dhënat dhe fotografinë e një shtetasi shqiptar, i cili është arrestuar në datën 2 qershor në Drapetsona, me akuzën e ngacmimit të të miturve, pas një urdhri të prokurorit të Gjykatës së Pireut.
Bëhet fjalë për 46-vjeçarin Shpëtim Hajderaj, ndaj të cilit përveç akuzës së ngacmimit seksual ndaj të miturve rëndojnë edhe akuzat për vjedhje dhe për mosbindje ndaj organeve të Rendit, pasi ka kundërshtuar urdhërarrestin duke u përpjekur të largohej, informon televizioni top channel. Sipas dosjes së prokurorit, kohët e fundit në Departamentin e Policisë greke në Athinë kanë mbërritur dhjetëra denoncime përsa i përket akteve të pamoralshme të këtij personi, i cili me një biçikletë iu afrohej ndërtesave të shkollave në orët e mëngjesit, e duke u hequr si person i njohur i familjes, ngacmonte seksualisht vajza të vogla të moshës 13 deri 15 vjeç.

Çështja ka ngjallur reagime të mëdha në shtypin vendas, pasi deri tani janë zbardhur 27 çështje ngacmimesh seksuale ndaj vajzave të mitura, të cilat kanë njohur personin në fjalë. Gjithashtu janë sekuestruar dy biçikletat që përdorte në aktet e tij, si dhe disa mjete personale. Publikimi i fotografisë dhe të dhënave të 46-vjeçarit shqiptar, për një periudhë prej 4 muajsh, sipas policisë ka synim mbrojtjen e të miturve nga aktet e tij kriminale dhe lehtësimin e punës së organeve të shtetit në penalizimin e veprave të ngjashme që mund të zbulohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY