Flasin Çapjat: Nuk qëlluam policinë, na ka rrethuar qysh mbrëmë

Flasin Çapjat: Nuk qëlluam policinë, na ka rrethuar qysh mbrëmë

55
0
Shares

Pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan deklaruan sonte fill pas luftës rreth hotelit Univers se askush prej tyre nuk ka qëlluar policinë.

Enver Sinakolli, daja e një prej viktimave të Masakrës së Elbasanit pak muaj më parë ka telefonuar në “News 24” duke akuzuar Policinë se po ushtron terror mbi ta. Ai deklaroi se policia i ka shoqëruar djalin 21-vjeçar dhe po e mbajnë në burg pa të drejtë. Sipas Sinakollit, policia ka rrethuar hotelin që prej mbrëmjes së djeshme ndërkohë që nuk ka pasur reagim me armë nga ana e familjarëve.

Policia raportoi përplasje me armë sonte në Elbasan në afërsi të kompleksit “Universi”, që është në pronësi të familjes Çapja. Policia e qytetit të Elbasanit saktëson se ka shoqëruar 2 persona, nga 3 që hapën zjarr.

Nga sulmi, raportohet se nuk ka policë të dëmtuar. Ndërkohë policia dhe forcat speciale kanë rrethuar zonën. Në vendin e ngjarjes është gjetur një automjet që dyshohet të jetë braktisur nga autorët.

Po sonte avokatë të Çapjave deklaruan se nuk po lejohen të takojnë klientët në Komisariat, duke shkelur të drejtat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY