Durim Bami dërgohet për gjykim, akuzohet për “pastrim parash”

Durim Bami dërgohet për gjykim, akuzohet për “pastrim parash”

74
0
Shares

Prokuroria e Krujës ka përfunduar hetimin dhe dërgon për gjykim të pandehurin Durim Bami, i akuzuar për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Nga hetimi, ka rezultuar se i pandehuri, ka lidhur kontrata për shitblerjen dhe qiradhënien e pasurive, në zyra noteriale të ndryshme. Konkretisht në harkun kohor 2011 – 2015, i pandehuri ka kryer transaksione të ndryshme në fushën e “Dhënies së huas” dhe “Blerje apartamenti” në vlerën totale 15 670 000 lekë. Nga ky total, ai ka “dhënë hua” 5 400 000 lek, si edhe pa shpenzuar për “ndërtim të paluajtshëm” vlerën 10 270 000 lekë.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Krujës ka arritur në konkluzionin se ky shtetas, pa pasur asnjë të ardhur financiare të ligjshme (vetjake apo të familjes së tij), nëpërmjet këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, veprimeve aktive të kundërligjshme, konkretisht formave të paraqitura me poshtë, ka konsumuar elementët e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
I pandehuri është dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, në bazë të të cilave Prokuroria e Krujës ka krijuar bindjen se ka gjeneruar përfitime ekonomike në vlera të konsiderueshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY