A jeni në lidhje me një psikopat? Ju mund të mendoni se një psikopat mund të dallohet lehtë nga shikimi vrastar, apo sjelljet e tij agresive. Por jo! Kjo pasi që psikopatët mund të jenë shumë simpatikë, mund të sillen shumë me sharm etj.
Sillen me sharmë
Psikopatët kanë tendenca të luajnë me fantazinë dhe pasiguritë tuaja, si dhe bëjnë çmos për ta fituar besimin tuaj. Por, posa ta fitojnë besimin tuaj, ata do të luajnë në mënyrën më të tmerrshme me ndjenjat tuaja.
Të kontrollojnë
Nëse ai/ajo duket se po ju qëndron mbi hundë në çdo punë që e bëni, ju komplimentin për çdo atom që e posedoni, kjo dukuri ndryshe quhet edhe si “bomba e dashurisë”, dhe qëllimi është t’ju bëj ta dashuroni, e pastaj t’ju lëndoj si askush më parë.
Mendojnë se janë të “madhërishëm”
Psikopatët e duan veten, pamjen e tyre, mendojnë se rregullat nuk vlejnë për ta dhe se bota iu ka borxh atyre shumë gjëra.Dhe po ashtu kerkojne nenshtrimin tuaj ndaj tyre. Kjo padyshim që është shenjë e psikopatisë.
Ndjejnë nevojë të vazhdueshme për t’u argëtuar
Psikopatët vazhdimisht e ndjejnë nevojën të argëtohen, pasi shpenzimi i kohës duke mos bërë ndonjë gjë të caktuar, nuk është gjë e lehtë për ta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/