Vrasja në Itali, dëshmitarja e vetme në dilemë, me burrin e varë...

Vrasja në Itali, dëshmitarja e vetme në dilemë, me burrin e varë apo me vëllanë vrasës

46
0
Shares

Bashkëshortët Dritan Mali dhe Jerina Kumaraku

Mediat italiane po i kushtojnë shumë rëndësi historisë së shqiptarit Dritan Mali, vrarë të premten në mesditë me thikë, dyshohet nga kunati i tij në banesën që jetonin bashkë.
Laert Kumaraku është arrestuar, teksa nuk e ka pranuar përgjegjësinë e vrasjes. Ndërsa për zbardhjen e vrasjes, kyçe do të jenë hetimet shkencore dhe një autopsi në trupin e shqiptarit, e planifikuar për sot.
Por është gjithashtu thelbësore për hetimet edhe dëshmia e gruas së viktimës, njëkohësisht motra e të autorit të dyshuar. Jerina Kumaraku, është i vetmi person i pranishëm në momentin e krimit. Ajo thuhet se ka dhënë deklarata kontradiktore në polici dhe prokurori, së bashku me vëllanë, sa i takon thikës, armës së krimit.
Hetuesit duan të përcaktojnë trajektoren e thikës dhe të gjejnë se të kujt janë gjurmët e lëna në dorezë.
Përfundimet e hetimeve do të japin informacion të rëndësishëm mbi dinamikën e mosmarrëveshjes që thuhet se kishte çifti bashkëshortor.

laert kumaraku
Laert Kumaraku

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY