VENDIMI I GJYQIT/Tërmet Peçi, i dënuar për falsifikim dokumentash

VENDIMI I GJYQIT/Tërmet Peçi, i dënuar për falsifikim dokumentash

630
0
Shares

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi ka qenë i dënuar më parë por nuk e ka deklaruar dënimin e tij në formularin e vetdeklarimit në përmbushje të detyrimit ligjor të dekriminalizimit.

Peci është dënuar për falsifikim dokumetash nga Gjykata e Tepelenës në vitin 2004 pas disa vitesh hetimi që nisën kur i shiti Edmond Mjedës një makinë me dokumenta të falsifikuara.
termet peci dokumenti

Falsifikimi i bërë nga Peçi u zbulua pasi Policia e Shtetit bllokoi automjetin në fjalë, që Mjeda pasi e kishte blerë nga kreu i bashkisë ai kishte shitur Odise Anagnostit.

termet peci dokument 1

Në fakt Peci nuk ka qenë në pranga pasi ka shprehur pendim për veprën penale të kryer dhe për faktin se nuk ishte dënuar më parë, sipas procedurës me gjykim të shkurtuar është dënuar me 1 milionë lekë të vjetra.

Sic shkruhet në këtë vendim, gjykata ka vendosur që pagimi i gjobës të bëhet me dy këste gjashtë mujore nga vendimi i formës së prerë (17.05.2004)

Në formularin e vetë deklarimit në kuadër të zbatimit të ligjit të Dekriminalizimit, Peçi rezulton se nuk e ka deklaruar këtë vendim.

Pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga nja autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj, Peçi i është përgjigjur me “Jo”.
termet peci dokument formul

Në zbatim të ligjit të Dekriminalizimit, kreu i Bashkisë së Tepelenës do të jetë objekt hetimi për të verifikuar nëse në formularin e vetë deklarimit ai ka fshehur apo jo. Nëse rezulton se ka shkelur ligjin, atëherë, Peçi pritet të lërë mandatin e kryetarit të baskisë, duke e bërë Tepelenën, bashkinë e tretë në vend që drejtohet nga socilaisttë që mund të hyjë në zgjedhje të reja lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY